Mançini: Italia mund ta fitojë Kampionatin Evropian

16 shkurt 2019 | 11:14

Roberto Mançini ka thënë se Italia mund ta fitojë Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Katër herë kampionët e Botës nuk kanë qenë pjesë e Botërorit të Rusisë së mbajtur në vitin 2018, por kërkojnë që respektin në futbollin botëror ta rikthejnë me suksesin në “Euro 2020”.

“Trauma e Kupës së Botës ka kaluar. Ne duhet ta mbajmë në mendje këtë si paralajmërim, por ne kemi një detyrë që të rikthehemi në të menduarit si të mëdhenj”, ka thënë Mançini për “Correire della Sera”.

“Nuk ka ekipe që janë më të mira se ne. Argjentina nuk arriti ta fitonte Copa America me Messin dhe të tjerët nuk e kanë Messin, prandaj pse nuk mund të mendojmë që mund ta fitojmë Kampionatin Evropian”, ka shtuar Mançini.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arjen Robben dhe Rafinha pritet të largohen në fund të…