Mançini: Shqipëria bëri një ndeshje të mirë, janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A

17 nëntor 2022 | 11:10

Pas miqësores Shqipëri-Itali të përfunduar me rezultatin 1-3, trajneri i axurrëve, Roberto Mançini foli në SuperSport aty ku komplimentoi skuadrën kuqezi, teksa ndër të tjera u shpreh lidhur edhe me të ardhmen e mbrojtësit Leonardo Bonucci.

“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë, Shqipëria bëri një ndeshje të mirë. Janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A, kanë kualitet, i bëj komplimenta. I falënderojmë që na ftuan për këtë miqësore”.

Kush zëvendëson Bonuccin? “Kemi mbrojtës të mirë, kemi lojtarë të ndryshëm. Bonucci është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, u shpreh Mançini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësia ka njoftuar se në 24 orët e…