Mançini: U largova për shkak të Gravinas

15 gusht 2023 | 11:39

Roberto Mançini dy ditë pas zyrtarizimit të dorëheqjes nga posti i trajnerit të kombëtares italiane, ka vendosur të tregojë të vërtetën e këtij largimi.

Tekniku italian në një intervistë të dhënë për gazetën “La Repubblica”, ka thënë se dorëheqja ka ardhur si pasojë e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

“Jam përpjekur disa herë të flas me Gravinan dhe t’i shpjegoj arsyet e mia, i kam shpjeguar se muajt e fundit duhej të qetësoheshim, nuk e bëri dhe unë dhashë dorëheqje. Ai ka disa kohë që mendon gjëra të kundërta me të miat. Por atëherë pse të ndërhyjë në staf? Çfarë lidhje ka kjo me këtë? Në atë moment ai duhej të më largonte dhe jo të më ndërhynte te stafi dhe puna ime”, ka deklaruar Mançini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…