Mandzukiqi kërkon finalen me Kroacinë

11 korrik 2018 | 10:55

Sulmuesi Mario Mandzukiq është gati ta japë maksimumin në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Anglisë për ta arritur kualifikimin në finalen e madhe të Kupës së Botës.

“Mos u shqetësoni, unë dhe skuadra kemi ende për të dhënë ndaj Anglisë. Do të luftojmë deri në fund dhe, në nëse humbasim, askush nuk mund të na kritikojë. Nuk e di se ku e gjej forcën. Kujtoj disa ekspertë që përpara fillimit të kampionatit thanë se Mandzukiqi nuk është mirë për shkak të moshës. Mesa duket paskan pasur të drejtë, pasi tani kemi një të ri, më i mirë se Mandzukiqi që njohin. Unë përpiqem gjithmonë të jap më të mirën për klubin dhe vendin tim”, ka deklaruar Mandzukiqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zyrtarja e UNMIK-ut, Angela Griep, është emëruar ushtruese e detyrës…