Mançini: Unë e bëra kapiten Icardin

25 shkurt 2019 | 16:09

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini ka bërë të ditur se ishte ai që e emëroi Mauro Icardin kapiten të Interit.

Siç dihet javën e kaluar skuadra e Interit vendosi t’ia heq shiritin e kapitenit, Mauro Icardit. Argjentinasi në ndeshjet e fundit nuk është duke u paraqitur fare për skuadrën e Interit dhe pritet që e ardhmja e tij të jetë larg kësaj skuadre.

“Unë nuk kam pasur kurrë probleme me të. AI ishte një futbollist kyç për mua dhe mund të ishte i rëndësishëm për historinë e Interit. Mua më duhej të zgjidhja një kapiten dhe zgjodha Mauron”, ka deklaruar Mançini.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka bërë me dije se…