Mankenda pas shtatë vjetësh largohet nga Prishtina

29 qershor 2022 | 17:00

Gauthier Mankenda është një ndër lojtarët që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për FC Prishtinën në shtatë vitet e fundit. Sulmuesi nga Kongo në këtë verë ka vendosur që të ndërrojë mjedis duke u transferuar në Letoni te skuadra Liepaja.

“Maki” pjesë e FC Prishtina ka qenë që nga janari i vitit 2016 ndërkohë që në total i ka regjistruar 166 paraqitje. Me fanellën e kryeqytetasve ka shënuar 32 gola dhe ka kontribuar me 27 asistime.

24-vjeçari gjatë këtyre viteve e ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Kosovës me Prishtinën. Te Prishtina do të mbahet mend si njeri me shumë vlera dhe futbollist korrekt. Stafi i FC Prishtinës e falënderon përzemërsisht për të gjithë kontributin e dhënë për skuadrën e qytetit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
30.06.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…