Maqedonci thotë se në tri vitet e fundit janë trajnuar jashtë shtetit mbi 3 mijë ushtarakë të FSK-së

26 nëntor 2023 | 14:34

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se gjatë këtyre tri viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3 459 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo rreth 123 për qind më shumë se në qeverisjet e kaluara.

Maqedonci ka thënë se do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale, krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale e furnizimin me sistemet më moderne të armatimit.

Pasi sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës  garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të Kosovës.

“Në vigjiljen e 27 nëntorit, Ditës së Forcës, theksojmë me krenari se FSK po zhvillohet me hapa të shpejtë në forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s. Gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë, apo rreth 123 për qind  më shumë se në qeverisjet e kaluara. Do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, sepse Forca jonë është Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të atdheut tonë Kosovës”, ka njoftuar Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë zbulimi i shtatores së çështjes kombëtare, Adem Demaçit.…