Bëhet zbulimi i shtatores së Adem Demaçit në Podujevë (foto)

26 nëntor 2023 | 14:27

Është bërë zbulimi i shtatores së çështjes kombëtare, Adem Demaçit.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi si dhe familja e Demaçit.

Kurti në fjalën e tij në zbulimin e shtatores ka thënë se kjo përmendore do të deklarojë para brezave një virtyt të dyfishtë të shoqërisë.

Ndërsa kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se është i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që, siç u shpreh, do ta ketë shtatoren e bacës Adem

Kujtojmë se Adem Demaçi ishte veprimtar që luftoi për kauzën kombëtare dhe për angazhimin e tij politik, ai vuajti 28 vjet burgim në burgjet e Jugosllavisë.

shtatorjaadem

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani (pjesë nga shkrimi im i datës 26 Nëntor…