Maqedoni e Veriut: Ky dënim i pret ata që punojnë të dielën

03 janar 08:20

Edhe pse rregulli se e diela ditë jopune është dashur të jetë realitet që nga fillimi i vitit 2022, sot ligji është pjesërisht në fuqi në Maqedoninë e Veriut.

Për shkak të parashtrimit jo në kohë në Gazetën Zyrtare, nesër më 3 janar hyn në fuqi ligji për të punësuarit në sektorin e tregtisë.

Por shumica e marketeve të mëdha dhe të vegjël sot mbetën të mbyllura, megjithëse kishin të drejtë të punonin.

Prej kësaj jave, rregullat e reja vlejnë për gastronominë dhe sektorët e tjerë në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës.

“Ishim këtu në këtë restorant, kemi mbikëqyrur dhe kemi konstatuar se punëdhënësi nuk ka qenë i informuar për ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës dhe nuk e ka njoftuar inspektoratin e punës. Unë dhe kolegu im do të plotësojmë procesverbalin dhe do t’i bëjmë paralajmërim punëdhënësit sipas ligjit të punës”, tha Lulzim Farizi Inspektorati Shtetëror i Punës.

Për ato kompani që sipas zgjidhjes ligjore nuk lejohen të punojnë të dielave ndërsa inspektorati e vërteton të kundërtën, duke shkelur ligjin, do të gjobiten. Përgjegjësit ndalesë pune për 15 ditë, ndërsa herën tjetër sanksioni rritet në 30 ditë.

Për sa i përket gjobës, ajo varet nga madhësia e kompanisë dhe lëvizë nga 200 deri në 1000 euro.

“Tash e tutje punëdhënësi e ka obligim, ata punëtorë që do t’i punësojë në detyrë të dielën paraprakisht duhet të futen në listë dhe ajo listë të dërgohet në Inspektoratin e Punës më së voni deri të shtunën. Në këtë mënyrë, autoritetet do të kenë pasqyrë se cilët punëtorë janë angazhuar të dielën dhe nëse kanë marrë pagë më të lartë ditore për angazhimin e tyre”, raporton gazetari i Alsat, Ile Petreski. AlsatM

Qendrat tregtare kanë të drejtë të punojnë të dielave, nga ora 10 deri në 20, ndërsa mëditjet e punonjësve të rriten për 100%. Të dielën do të jenë të hapura farmacitë, pikat e karburantit, prodhimi i bukës dhe të gjitha aktivitetet e tjera ku është e pamundur të ndalet procesi i prodhimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryespecialisti i Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci, paralajmëroi sot…