Maqedonia e Veriut hoqi orën policore, ende s’ka vendim për kufijtë

26 maj 2020 | 21:32

Maqedonia e Veriut hoqi të gjitha kufizimet e lëvizjes brenda këtij shteti duke nisur nga dita e mërkurë. Ndalesa për lëvizje deri tani ka qenë nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit ndërsa fundjavave ishte aplikuar edhe karantinë shtetërore, por me propozimin e ri ajo do të hiqet tërësisht.

Megjithatë kryeministri Oliver Spasovski ka bërë thirrje për respektimin e masave, në veçanti mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike si dhe përdorimin e dezinfektuesve.

“Virusi është këtu dhe do të jetë i pranishëm derisa të fitohet imuniteti ose të gjendet një vaksinë. Është e rëndësishme që qytetarët të zbatojnë masat, për mbrojtjen personale dhe largësinë. Le të jetojmë me koronavirusin por në mënyrë që do të mbrojmë shëndetin e të gjithëve përreth nesh”, ka deklaruar Spasovski.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive kishte propozuar edhe hapjen e kufijve nga data 1 qershor, por kjo çështje do të diskutohet në një nga mbledhjet e radhës të qeverisë.

Hapja e kufijve, sipas propozimit të Komisionit, do të bëhet në koordinim me shtetet tjera të rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…