Rastet e fundit të konfirmuara me Covid-19 janë nga këto komuna

26 maj 2020 | 21:28

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar edhe për nëntë raste të reja me Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë tetë raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan.

IKSHPK-ja ka njoftuar se sot janë shëruar tre pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 794.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1.047 raste me Covid-19.

Prej tyre, 30 pacientë kanë vdekur.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar…