Maqedonia konfirmon se Gruevski gjendet në Hungari

13 nëntor 2018 | 18:44

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka konfirmuar se ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjendet në Hungari.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, pas verifikimeve të bëra ka arrit të konfirmojë se IP adresa prej ku ish kryeministri Nikolla Gruevski ka njoftuar se ndodhet në Hungari është e vërtetë, raporton “Alsat”.

Dikasteri Brendshëm konfirmon se IP rezulton në Hungari dhe se prezencën e tij e ka konfirmuar edhe policia hungareze dhe i njëjti ka kërkuar azil.

Nga MPB-ja në Maqedoni, njoftojnë se do të kërkojnë nga Gjykata Penale lëshimin e flet-arrestit ndërkombëtar për Gruevskin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shtetetve të Bashkuara në…