Maqedonia me ligj mbështet gazetat nga buxheti i vet

12 nëntor 2018 | 20:23

Gazetat në Maqedoni do të përfitojnë para nga shteti në formë të mbështetjes së tyre. 

Bëhet fjalë për 50 milionë denarë që do t’i shpërndahen atyre në mënyrë, siç mësohet proporcionale apo në bazë të tirazhit që kanë.

Pas një debati me kritika dhe përplasje midis pozitës dhe opozitës, propozimi ka marrë dritë jeshile, me ç’rast 54 deputetë votuan pro, dy ishin të përmbajtur, ndërsa kundër votuan 23. Me këtë, shumica parlamentare miratoi vendimin që gazetat të marrin 50 milionë denarë nga arka e shtetit. Po ashtu ende nuk janë saktësuar detaje se cilat nga gazetat apo edhe revistat do të përfitojnë nga kjo ndihmë shtetërore.

VMRO-DPMNE theksoi se këto para do të ndahen për të bërë propaganda për Qeverinë dhe se ato do të jenë të shpërndara për mediat e afërta dhe pa asnjë kriter. 

Nga LSDM-ja pohojnë se u ndihmojnë mediave të shkruara sepse ato ngadalë po zhduken si rezultat i zhvillimit të teknologjisë dhe rolit të internetit, dhe qe duhet parandalur këtë shuarje, sepse mediet e shkruara duhet të ekzistojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova nuk do të…