Maradona, afër rikthimit në Evropë

29 nëntor 2019 | 22:50

Diego Armando Maradona mund të rikthehet përsëri në Evropë, por këtë herë në postin e trajnerit.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, tekniku argjentinas mund të marrë drejtimin e klubit spanjoll Elche, i cili militon në La Liga2. Sipas raportit të sipër përmendur agjenti argjentinas Kristian Bragamik, i cili ka si klient Maradonën, është në bisedime për të marrë në pronësinë e tij Elche.

Pikërisht kjo bën që të dalin lajme se ai në rast se merr në pronësinë e tij klubin spanjoll, të emërojë në drejtimin e skuadrës Maradonën. Si futbollist Maradona ka luajtur në Spanjë për Barcelonën dhe Sevillen, ndërsa si trajner do të ishte hera e parë për të në Evropë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet…