‘Marca’: Mallorca është e varuar nga Muriqi

08 mars 2023 | 16:05

Skuadra e Mallorcas është totalisht e varur nga sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Kështu shkruhet në artikullin e gazetës spanjolle “Marca”.

Mund të thuhet se sa herë nuk ka luajtur sulmuesi kosovar, skuadra e Javier Aguirre, ka humbur. Kjo të paktën ka ndodhur tre herë gjatë këtij edicioni. E njëjta gjë mund të ndodh edhe këtë të diele kur ekipi i futbollistit nga Prizrenit, do të luajë të dielën me Real Sociedadin.

Kjo pasi që Muriqi, është ndëshkuar me kartonin e verdhë në ndeshjen kundër Elches, të pestin, që ia pamundëson paraqitjen gjatë kësaj ndeshje. 28-vjeçari, ka shënuar 10 gola deri më tani në La Liga, duke qenë futbollisti kryesor i skuadrës. Aguirre, tani thuajse është plotësisht i varur nga shërbimi i “Piratit”, kjo pasi që nuk ka zëvendësues adekuat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd…