‘Marca’: Sadiku, një surprizë e bukur te Malaga
Gazeta më prestigjioze në Spanjë, “Marca” vlerëson Armando Sadikun. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka rigjetur formën e tij optimale në Spanjë me transferimin te Malaga në Segunda Division, gjatë verës së shkuar.
Sadiku ka arritur të realizojë 7 gola në këtë kampionat me skuadrën andaluziane dhe “Marca” duke analizuar paraqitjet e sulmuesit shqiptar thekson se ai është një surprizë e bukur në këtë edicion madje ka kaluar edhe pritshmëritë. Paraqitjet e shqiptarit janë surprizuese pasi nuk pritej duke menduar paraqitjet që ka bërë dikur me Levanten.
Megjithatë, në Spanjë janë skeptikë për paraqitjet e Sadikut nga fakti se i ka dhënë skuadrës pak pikë. Drejtuesit e Malagës kanë nisur nga puna për të gjetur edhe një tjetër sulmues që mund të bëjë mirë.