Marcelo i sinqertë: Ishte penallti

02 maj 2018 | 13:50

Real Madrid është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve, por kualifikimi me rezultatin 2-2 në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeo” ndaj Bayern Munchen nuk ka kaluar pa kritika, aq më tepër pas mos akordimit të një penalltie për prekje me dorë brenda zone nga Marcelo.

I sinqertë në deklaratën e tij ka qenë vetë mbrojtësi brazilian i Realit. Ai ka pohuar se rasti ishte penallti e pastër.

“E preka topin më dorë, ishte 11-metërsh. Do të gënjeja po të thosha të kundërtën”, ka deklaruar ai, duke justifikuar edhe gjyqtarin turk: “Cakir nuk e dalloi, por unë e preka topin më dorë. Ishte penallti. Futbolli i tillë është. Nuk dëshiroj të flas për gjyqtarët, por ndonjëherë gabojnë në favor e herë të tjera kundër”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stërvitje ndërkombëtare me 13 000 trupa nga 16 vende kanë…