Marchisio: De Rossi e kishte në zemër vetëm Romën

15 maj 2019 | 13:29

Daniele De Rossi bëri publik vendimin se do të luajë ndeshjen e tij të fundit me Romën.

Mesfushori veshi për 18 vjet fanellën e kryeqytetasve dhe tashmë rrugët mes palëve do të ndahen. Gjithë bota e futbollit ka dërguar mesazhe për numri 16 të Romës, ku ndër më të spikaturit ishte ai i Claudio Marchisio, i cili zbulon edhe një prapaskenë në intervistën e tij për “Tuttosport”.

“E admiroj shumë sepse qëndrimi për një kohë të gjatë në të njëjtin vend nuk është i lehtë. Kur ishte Conte trajner, bashkë me Chiellinin dhe Buffonin jemi munduar ta bindim të vinte te Juventusi gjatë kohës që grumbulloheshin në kombëtare. Nuk funksionoj, ai kishte në zemër vetëm Romën”, u shpreh Marchisio.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të krijimit të kushteve për banim për familjet…