Mark Gjonaj uron për fitoren në Tuz: Ju jeni krenaria e kombit!

07 mars 2023 | 23:59

“Ju jeni krenaria e kombit tonë dhe shembull për trojet shqiptare”, ka deklaruar pas fitores në Tuz, Mark Gjonaj, asamblisti i njohur në New York, i mirënjohur për aktivitetin e tij politik për shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me këtë fitore shqiptarët do të jenë zot shtëpie gjeneratë pas gjenerate që Malësinë ta mbrojmë të jetë gjithmonë shqiptare”, ka shkruar Gjonaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Gjonajt:

Të dashur malesorë, u ktheva ne New York me zemren e mbushur plot. Komuna e Tuzit për shqiptarë është si Tirana, Prishtina, Shkupi e Presheva dhe do t’i mbrojmelë si të shenjta sikur kisha e xhami. Me këtë fitore shqiptarët do të jenë zot shtepie gjenerate pas gjenerate që Malësinë ta mbrojmë të jetë gjithmonë shqiptare.
Ju jeni krenaria e kombit tonë dhe shembull për trojet shqiptare!
Urime Malesorë!
Urime Diasporë!
Urime Nik Gjeloshaj me bashkëpunëtorë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sonte në…