Mark Zuckerberg “rreh” gjimnazistët në kampionatin e “Jiu-Jitsu” dhe fiton medaljen e artë

09 maj 2023 | 18:42

Drejtori i Përgjithshëm i Meta, Mark Zuckerberg fitoi dy medalje në një turne Jiu-Jitsu të mbajtur në një shkollë të mesme të Silicon Valley, SHBA ditën e shtunë, duke iu shtuar grupit të gjerë të aktiviteteve jashtëshkollore të liderit të teknologjisë.

39-vjeçari konkurroi në kursin BJJ Tour Woodside, Kaliforni. Zuckenberg u shpall fitues i medaljes së artë në divizionin Nogi Master 1 dhe medaljen e argjendit në GI Master 2 White Belt Feather Weight, konfirmoi BJJ Tour.

“Kam konkurruar në turneun tim të parë jiu jitsu dhe fitova disa medalje për ekipin Guerrilla Jiu Jitsu”, u shpreh Zuckerber në profilin e tij në Facebook.

Ky postim mblodhi më shumë se 40 mijë komente, mes tyre spikatën dhe komentet luftëtarit UFC, Conor McGregor dhe kampionit botëror të “Jiu Jitsu, Bernardo Faria.

“Të shihja Zuck-un të konkurronte ishte mjaft epike. Asnjë ndeshje nuk ishte e lehtë dhe gjithçka u fitua. Ishte një nder të isha në gjendje të ndihmoja trajnerin dhe të ofroja çdo këshillë që mundesha”, tha tranjeri i Zuckerberg, Kai Wu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende pa u kthyer në funksion blloku A-5, një tjetër…