Marku meçin e radhës e zhvillon në ‘Air Albania’

30 qershor 2022 | 11:10

Tashmë është zyrtare. Boksieri shqiptar Florian Marku, luftën e radhës do ta bëjë në stadiumin “Air Albania”. Kjo u bë e ditur nga vet ai. Marku ka thënë se për detajet e tjera do t’i tregojë të shtunën.

“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që janë nëpër botë. Dua t’ju lajmërojë se ndeshja në stadiumin ‘Air Albania’ për këtë verë është vendosur. Të shtunën ju tregojë datën e çdo detaj tjetër. Që kur kam qenë fëmijë ëndrra ime ka qenë të ndeshem në mes të Shqipërisë para jush. Mezi pres!”, ka shkruar Marku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ishte mbrëmjen e djeshme e…