Marmarinos e përsërit: Synimet janë të fitojmë

17 shkurt 2020 | 16:45

Basketbollistët e Kosovës kanë filluar përgatitjet për ndeshjet para-kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.

Stërvitja e së hënës ishte e para për përzgjedhësin e ri të Kosovës, Christos Marmarinos, i cili sikurse në prezantimin e parë si trajner i Kosovës, ka thënë se synimet janë që të fitojnë.

“Kemi filluar mirë stërvitjet dhe do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë, pasi nuk kemi shumë kohë. Synimet janë të fitojmë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. 17 Shkurti është ditë e rëndësishme për Kosovën. Është e rëndësishme që lojtarët që bartin fanellën e Kosovës të përfaqësojnë sa më mirë shtetin në garat ndërkombëtare”, ka deklaruar Marmarinos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë sytë do të kthehen nga New Mexico pas…