Marmarinos: Jam i nderuar që do ta drejtoj Kosovën

14 shkurt 2020 | 19:01

Trajneri i ri i Përfaqësues së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos ka folur fjalët e para si “dardanë”.

Ai është shprehur se ndihet i nderuar që do ta drejtojë Kosovën, duke mos hezituar të tregojë se synon të arrijë fitore.

“Kam hasur në një mikpritje të ngrohtë nga drejtuesit e FBK-së dhe po ndihem shumë mirë. Jam i nderuar që do ta drejtoj Kosovën dhe do të kem mundësi të punoj me lojtarët e Kosovës. Për mua është një mundësi e mirë, por shpresoj se do të bëjmë një punë të mirë bashkërisht dhe do të kemi suksese. Synimi ynë është të fitojmë. Kemi dy ndeshje të vështira, por ne do të përqendrohemi në forcat tona dhe lojtarët që kemi”, ka thënë Marmarinos.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Khabib Nurmagomedov, kampion i botës në peshën e lehtë, ka…