Marmarinos zbardhi listën e gjerë të Kosovës

28 tetor 2021 | 17:01

Përzgjedhësi i Kosovës A, Christos Marmarinos, në konsultim me shtabin teknik, ka shpallur listën e gjerë të basketbollistëve për ndeshjet e nëntorit.

Në listën e gjerë janë 17 basketbollistë të cilët do të mbikëqyren nga shtabi teknik dhe drejtori i përfaqësuesve, Granit Rugova dhe më pas do të shpallet lista përfundimtare.  Përzgjedhësi Marmarinos në fillim të muajit nëntor do të vijë në Kosovë, ku së bashku me Rugovën do të takojnë lojtarët dhe do t’i shohin nga afër ndeshjet, ku aktivizohen basketbollistët e Kosovës.

Për shkak të rregullave nga FIBA nuk do të ketë grumbullim dhe 12-shja përfundimtare do të shpallet më 20 nëntor, kurse më 22 nëntor do të udhëtojnë drejt Norvegjisë, ndërsa ndeshja kundër norvegjezëve do të zhvillohet më 25 nëntor.

Basketbollistët më 26 dhe 27 nëntor do të stërviten në Prishtinë, kurse më 28 nëntor do të përballen me Danimarkën. Sa iu përket të ftuarve, për herë të parë te Kosova A është ftuar basketbollisti i talentuar që luan në Belgjikë, Fatlind Shoshaj dhe kapiteni i Sigal Prishtinës, Muhamedali Janjeva. Numri i kombëtareve pjesëmarrëse në parakualifikime të Euro 2025 është 10, ku një grup përbëhet nga katër kombëtare, kurse dy grupe të tjera me nga tri kombëtare. Katër skuadra, tre fituesit e grupeve, dhe një kombëtare e cila është e renditur në pozitën e dytë, më se miri do të kualifikohen për raundin e dytë para-kualifikues. Raundi i dytë do të mbahet midis gushtit 2022, nëntor 2022, shkurt 2023.

Lista e gjerë

Divine Myles, Valon Bunjaku, Fatlind Shoshaj, Arti Hajdari, Dardan Berisha, Mikaile Tmusiq, Denis Zenelaj, Erjon Kastrati, Altin Morina, Meriton Ismaili, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi,  Muhamedali Janjeva, Gëzim Morina, Fisnik Rugova, Urim Zenelaj, Dion Sheqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni i cili e organizoi fluturimin, në të cilin vdiq…