Marquezi përgatitet që ta festojë titullin në Tajlandë

02 tetor 2019 | 13:20

Të dielën në mëngjes me orën evropiane, Marc Marquez mund të shpallet zyrtarisht kampion i Moto GP për herë të gjashtë në karrierë pikërisht në Çmimin e Madh të Tajlandës.

Spanjollit të Hondas i mjafton t’i marrë dy pikë më shumë se Andrea Dovizioso në ndalesën e radhës për ta mbyllur edhe matematikisht çështjen e titullit, katër gara para fundit të sezonit.

“Kishim një fundjavë fantastike në Aragon dhe jam i lumtur që fitova para tifozëve të mi. Dua ta kem të njëjtin optimizëm dhe të njëjtën energji pozitive edhe për garën e kësaj fundjave në Tajlandë, në mënyrë që të bëjmë një paraqitje fantastike. Qasja jonë nuk ndryshon pavarësisht prej rrethanave. Do të bëjmë të njëjtën punë për të qenë më të fortë të dielën”, ka thënë Marquezi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Kastriot Rexha për “Epokën e re” ka thënë se…