Rexha: Synojmë fitore ndaj Llapit

02 tetor 2019 | 13:18

Sulmuesi Kastriot Rexha për “Epokën e re” ka thënë se “Nikli” është gati ta arrijë fitoren e katërt radhazi në këtë edicion garash. Rexha e lavdëroi skuadrën e Llapit, por e paralajmëroi se tri pikët do të mbesin në Drenas.

“Përballja me Llapin është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi kemi synim ta mbajmë pozitën e parë edhe pas xhiros së tetë. Nuk duhet mohuar fakti se Llapi ka një skuadër shumë të mirë dhe me përvojë, por ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe synojmë fitore. Ky derbi do të jetë jashtëzakonisht interesant për shikuesit, kurse ne do ta kemi përkrahjen nga ‘Tigrat e zi’ dhe me lojë të mirë do t’ia arrijmë qëllimit edhe në këtë ndeshje”, ka thënë Rexha.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para mijëra simpatizantëve të komunës së Podujevës, kandidatja e Lidhjes…