Marquezi triumfon në Çeki

04 gusht 2019 | 16:01

Marc Marquez ka dominuar edhe në Brno. Piloti spanjoll ka fituar Çmimin e Madh të Çekisë, gara e dhjetë e Botërorit të MotoGP, dhe ka thelluar akoma më shumë diferencën me ndjekësit e tij në renditje.

Marquez e ka nisur garën nga vendi i parë dhe ka qëndruar në krye nga kthesa e parë deri tek ajo e fundit, duke i rezistuar sulmeve të Andrea Doviziosos, i cili ka bërë një start të mirë dhe ka marrë vendin e dytë, të cilin e ka mbrojtur deri në fund.

Podiumi është kompletuar nga Jack Miller, i cili ka befasuar në fund një Alex Rins në vështirësi. E ka mbyllur në vendin e gjashtë garën Valentino Rossi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Urologjisë janë kryer mbi 400 operacione gjatë…