Marrëveshja me DFC-në perspektivë për sektorin privat, këto janë projektet që pritet të financohen

08 shkurt 2021 | 09:55

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka zhvilluar një mëngjes pune me bizneset, të cilat i ka njoftuar rreth përfitimeve nga Marrëveshja për Nxitjen e Investimeve të Korporatës amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC).

Marrëveshjen e nënshkruar në fund të vitit të kaluar, Hoti e ka quajtur mundësi të mirë për bizneset, ku sipas tij do të hap një perspektivë për sektorin privat.

Pas shpalljes së pavarësisë, marrëveshja më e madhe që ka nënshkruar Kosova është e ajo e MSA-së, e cila sjell investime të rregullta dhe tash është marrëveshja me DFC-në, e cila hap një perspektivë të jashtëzakonshme të sektorit publik dhe atij privat”, ka deklaruar Hoti.

Ai gjatë këtij takimi ka përmendur disa nga projektet që pritet të realizohen.

“Ne e kemi të qartë listën e projekteve dhe si do të financohen nga kjo marrëveshje, që është hekurudha Durrës – Prishtinë, gazsjellësi që vjen në Prishtinë, studimi i fizibilitetit në Liqenin e Ujmanit, është segmenti i autostradës Duhle – Lipjan, projekti i Brezovicës dhe disa projekte të tjera”, ka theksuar ai.

Hoti ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje hapet një dritare e pafund për të financuar projektet inovative të sektorit privat.

“Rëndësia e kësaj marrëveshje është për sektorin privat. Hapet një dritare e pafund për te financuar projekte inovative në këtë sektor. Mundësia e parë është financimi direkt në formë kredie. Mundësia e dytë është investimi në ekuitet i kompanive. Mundësia e tretë është garantimi i investimeve”, ka përfunduar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj…