Maryl Streep thotë se aktrimi ka qenë një terapi për të

10 qershor 2019 | 11:38

Aktorja e njohur Maryl Streep ka thënë se aktrimi e ka bërë si grua më të fortë. Këtë e tha në një intervistë për gazetën “The Sydney Morning Herald”.

“Unë gjithmonë e kam parë që aktrimi më ka dhënë më shumë vetëbesim, pasi unë si një vajzë e re në këtë fushë jam ndjerë sikur që njerëzit nuk më kanë besuar se di të luaj”, ka thënë ajo. Streep ka theksuar se sa më shumë që aktronte aq më mirë ndihej.

“Aktrimi çdoherë ka qenë një terapi e mirë për mua sepse sa më shumë role që kisha aq më shumë kuptoja diçka për veten time”, ka deklaruar Streep.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malika Haqq është sërish beqare. 36-vjeçarja konfirmoi përmes “Instagram”-it se…