“Masakrat na përkujtojnë se sa shtrenjtë i ka kushtuar liria Kosovës”

17 prill 2021 | 18:35

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, shoqëruar nga grupi parlamentar dhe anëtarët e kryesisë së PDK-së, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, sot bënë homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër, për të nderuar viktimat e gjenocidit serb në këto fshatra, të cilët u vranë mizorisht 22 vite më parë.

“Me dhembje të madhe i kujtojmë 54 anëtarët e familjeve Muqolli e Elshani, që u maskaruan dhe u dogjën nga dora e armikut, dhe 24 civilë të tjerë të rënë në Çikatovë në 17 prillin e vitit 1999. Këto masakra, kjo sakrificë na e përkujton se sa shtrenjtë i ka kushtuar liria Kosovës. Lavdi e përjetshme”, thuhet në një postim të PDK-së në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas aktivizimit të…