Molliqaj: Pushteti ‘Krejt dhe Drejt’ në emër të ‘interesit publik’ po e arsyeton përndjekjen

17 prill 2021 | 18:34

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas aktivizimit të prokurorisë dhe policisë të cilët sot në mëngjes shkuan në zyret e gazetës “Insajderi” lidhur me publikimin e hulumtimit për vaksinat. Molliqaj ka thënë pushteti aktual kanë filluar të abuzojnë me “interesin e madh publik” në emër të të cilit po e arsyetojnë përndjekjen, raporton Gazeta Express.

“Pushteti “Krejt dhe Drejt”, sikur të gjitha pushtetet me mendësi totalitare ka filluar të abuzojë me “interesin e madh publik”, në emër të të cilit po e arsyeton përndjekjen”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë poashtu se është shqetësuar zelli i organeve të ndjekjes menjëherë pas konferencës së mbrëmshme të ministrit Vitia.

“Vërsulja e policisë ndaj gazetarëve është e rrezikshme dhe e papranueshme. Diçka të tillë nuk kemi parë nga pushtetet e kaluara. Është shqetësues zelli i organeve të ndjekjes për t’u përgjigjur përpara Dr Hipokritit. U aktivizuan fill pas konferencës. Prokurori i shtetit nuk ka punë me Insajderin, përveç nëse zgjedh të bëhet instrument i përndjekjes politike”, ka thënë kryetari i PSD-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shpalljes së Akil Gjakovës Kampion i Evropës në xhudo,…