MASHT: Dita e tretë e testit të Maturës Shtetërore përfundoi me sukses

30 maj 2018 | 19:56

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka njoftuar se sot ka përfunduar edhe dita e tretë e testit të Maturës Shtetërore.

Përmes një komunikate për media, MAShT ka njoftuar se sipas të dhënave që kanë nga tereni edhe procesi i kësaj dite ka shkuar shumë mirë. Ndërsa, është bërë e  ditur se nesër do të mbahet testi edhe në rajonin e Pejës dhe Mitrovicës.

“Është mbajtur sot edhe disa e tretë e testit të Maturës Shtetërore 2018 në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës dhe sipas informatave të ardhura nga terreni, edhe procesi i kësaj dite ka shkuar shumë mirë.Sipas raporteve të ardhura nga këto rajone, gjatë procesit të testimit të maturantëve janë evidentuar disa parregullsi teknike të përgatitjeve të shkollave dhe janë evidentuar dy administrues që nuk e kanë kryer punën e tyre me përgjegjësi, emrat e të cilëve së shpejti do të bëhen publik. Po ashtu, edhe numri i nxënësve të përjashtuar nga testi ishte dukshëm më i vogël se në ditët e kaluara në rajonet tjera ku është mbajtur testi në dy ditët e para.Nesër, testi i Maturës Shtetërore 2018 do të mbahet në rajonin e Pejës dhe Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po qëndron…