MASHTI fton prindërit t’i vaksinojnë fëmijët mbi 12-vjeç

10 dhjetor 2021 | 13:58

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) u ka bërë thirrje prindërve që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’i vaksinuar fëmijët mbi 12-vjeç me vaksinën anti-Covid.

Në një konferencë për medie, zëvendësministrja e MASHTI-it, Edona Maloku-Bërdyna, ka treguar edhe se si bëhet vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç.

“Ajo që dimë në komunikim është se vaksinimi ka filluar dhe tani rekomandohet vaksinimi për fëmijët mbi 12-vjeç, dhe ka dy mënyra të vaksinimit. E para është përmes ekipeve mobile nëpër shkolla me aprovimin e prindërve apo kujdestarëve ligjor të jepet aprovimi për vaksinim të fëmijëve dhe e dyta është që prindërit të shfrytëzojnë këtë të drejtë në qendrat e vaksinimit. Unë do të doja të bëja një thirre për të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjor që të shohin mundësit e shfrytëzimit të tyre sepse kjo është në të mirë të gjithë neve që shëndeti publik të mirëmbahet meqenëse jemi në një pikë të mirë pandemike”, ka deklaruar Maloku-Bërdyna.

Ajo ka treguar edhe mbarëvajtja e procesit mësimor gjatë pandemisë.

“Është fat i mirë që po shkojmë drejtë përfundimit të pjesë së parë të këtij viti shkollor pa ndonjë problem të theksuar për sa i përket situatës me pandeminë. Bazuar në të dhënat e inspektoratit të arsimit procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë pop vazhdon të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Pra, sipas skenarit rikthimi, që nënkupton prani fizike në shkollë me orar të plotë. Në të njëjtën kohë MASHT, ka vazhduar edhe mbështetjen financiare të nxënësve dhe studentëve”, ka deklaruar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota e sportit ka marrë një lajm shumë të hidhur.…