Matiqi parashikon ndeshje të vështirë ndaj Zvicrës

22 qershor 2018 | 14:51

Mesfushori i Serbisë, Nemanja Matiq ka thënë se përfaqësuesja e tij duhet të respektojë Zvicrën, pak orë para përballjes së këtyre dy përfaqësueseve.

Serbët vijnë nga fitorja 1 me 0 me Kosta Rikën, derisa Zvicra barazoi 1 me 1 me Brazilin. Edhe pse është në dijeni se me fitoren e mundshme ndaj Zvicrës mund të sigurohet kalimi i Serbisë, Matiqi ka thënë se Zvicra nuk duhet nënvlerësuar.

“Natyrisht se dimë që mund të kualifikohemi nëse fitojmë ndeshjen dhe natyrisht se do të bëjmë më të mirën që kjo të ndodhë, por duhet ta dini se përballemi me një ekip shumë të mirë”, ka thënë Matiq.

“Ekipi zviceran do të tentojë për të fituar tre pikët. Kanë shumë kualitet dhe duhet t’i respektojmë. Kanë kualitet në ekip dhe lojtarë individualë”, ka shtuar ai. “Presim ndeshje të zjarrtë, por jemi të përgatitur për gjithçka”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës së bashku me…