Matoshi i quan të marrë ata që mbrëmë vendosën flamurin kombëtar

08 nëntor 2022 | 08:24

Analisti politik Halil Matoshi ka thënë se vendosja e flamujve shqiptarë në veri është “interes i Serbisë”.

Ai thotë se Serbia ka problem me Kosovën, jo me Shqipërinë.

Sipas tij, Shqipëria sot ka raporte shumë të mira me Serbinë.

“Ky âsht interes i Serbisë! Serbia nuk âsht në konflikt me Shqipni por po e lufton Republikën e Kosovës, o të marrë! Bile Shqipnia ka marrdhëniet ma të a avansueme me Serbinë, që nga viti 1981”, ka thënë Matoshi.

“Patriotët e mençur do të vendosnin flamurin e Kosovës, nëse veç duen të japin ndonji mesazh”.

“Nashta pavetëdijshëm por kjo që dikush po e bân në veri, i ndihmon shumë kauzës së Vučić-it dhe Putinit”, ka thënë ai

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin Pressing janë përplasur analistët Shkëlzen Gashi dhe Valon…