Matoshi me përfaqësuesit e UN-HABITAT-it diskuton për planifikim hapësinor

23 maj 2019 | 16:19

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim drejtoreshën e UN-HABITAT-it në Kosovë, Gwendoline Mennetrier, me të cilën ka diskutuar mbi bashkëpunimin dhe përkrahjen që UN-HABITAT-i po i jep komunave të Republikës së Kosovës në fushën e planifikimit hapësinor.

Matoshi ka falënderuar UN-HABITAT-in për përkrahjen që po i japin komunave veriore në fuqizimin e tyre në fushën e planifikimit, hartimin e planeve zhvillimore komunale dhe hartave zonale.

Ai ka folur edhe për banimin social dhe sfidat që po paraqiten në këtë fushë dhe për këtë çështje ka kërkuar përkrahje nga UN-HABITAT-i.

Ndërkohë, drejtoresha e UN-HABITAT në Kosovë, Gwendoline Mennetrier, ka falënderuar ministrin Matoshi për bashkëpunimin si dhe ka prezantuar angazhimet e tyre në përkrahje të MMPH-së dhe komunave të Kosovës, me theks të veçantë të komunave veriore përmes “Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Itali disa media dhe gazetarë, po e bëjnë të…