Matthausi ‘godet’ Neuerin: Duhet të jesh i pafytyrë për të kërkuar një kontratë të tillë

31 mars 2020 | 22:12

Te Bayern Munich ka një çështje të re Neuer. Këtë herë nuk hyn Ter Stegen, por problemet që përfshijnë një koleg tjetër.

Nubel do të transferohet te “bavarezët” në fundin e sezonit dhe, në teori, herët ose vonë duhet të marrë vendin e numrit një aktual të Bayernit dhe kombëtares së Gjermanisë.

Problemi është se, siç e ka thënë edhe ai vetë disa herë, Neueri nuk ka ndërmend të abdikojë. Madje, ai po negocion me klubin rinovimin e radhës. Megjithatë, lojtari dhe klubi nuk po arrijnë të bien dakord për një pikë të rëndësishme: kohëzgjatjen e kontratës.

Portieri kërkon një marrëveshje që të përfundojë në 2025-ën, kur do të jetë 39-vjeç, përveçse një rritje të rrogës. Pretendime që kanë shkaktuar zemërimin e legjendës së “bavarezëve”, Lothar Matthaus.

“Neuer duhet të mbajë mend në këto momente se mirënjohja dhe vlerësimi nuk mund të jenë të njëanshme. Duhet të jesh i pafytyrë për të kërkuar një kontratë të tillë në moshën e tij, që asnjë klub në botë nuk do t’ia ofronte kurrë”.

“Nuk mbaj mend që Bayern të ketë treguar një mirënjohje të tillë dhe të ketë vlerësuar kaq shumë një lojtar siç ka bërë me Neuerin”, ka thënë Matthaus për Sky Sport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prilli do të fillojë me reshje të dendura bore në…