Matuidi largohet nga Juventusi
13 gusht 2020
| 12:11
Blaise Matuidi edhe zyrtarisht e ka shkëputur kontratën me Juventusin me marrëveshje të dyanshme dhe tani pritet t’i bashkohet klubit të MLS-së, Inter Miami.
33-vjeçari iu bashkua Juventusit nga PSG-ja në verën e vitit 2017 për 25 milionë euro. Ai pritet të transferohet te klubi amerikan Inter Miami, i cili drejtohet nga David Beckham.
“Mesfushori francez largohet nga Juventusi pas tri vjetësh dhe pesë titujve të fituar në klub. Me ngjyrat tona në shpinën e tij, ai luftoi dhe luajti me zemër në çdo ndeshje. Matudidi i jep lamtumirën Juventusit me marrëveshje të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Juves.



