Mavraj dhe Hysaj mungojnë, ky do të jetë kapiteni i Shqipërisë

09 tetor 2019 | 12:36

Për përballjen ndaj Turqisë, Shqipëria nuk do të ketë në dispozicion dy mbrojtësit Mërgim Mavraj dhe Elseid Hysaj.

Njëherësh, për përfaqësuesen ata janë edhe kapiteni dhe zëvendëskapiteni. Tanimë, në mungesë të atyre të dyve, pritet që shiritin e kapitenit në krah ta ketë Ledian Memushaj.

Mesfushori vlonjat është mes atyre që projektohen të zbresin në fushën e stadiumit të Fenerbahçes që nga minuta e parë dhe deri më tani, ai është projektuar edhe si kapiteni i skuadrës. Për mesfushorin kuqezi, Turqia është një kujtim i hidhur teksa në fitoren e fundit në miqësoren 2-3, doli me karton të kuq.

Futbolliati i cili aktivizohet me Peskarën në Serinë B italiane, ka rigjetur formën e tij më të mirë, teksa javë pas jave është protagonist pozitiv për “delfinët”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me Shoqatën e…