Mavraj: Duhet të kërkojmë gjithmonë maksimumin

28 nëntor 2019 | 13:54

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka ngritur zërin te Greuther Furth, menjëherë pas derbit me Nurnbergun (0-0).

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare ka kritikuar ekipin e tij se duket shpesh sikur kënaqet me pak në fushën e lojës dhe nuk shfrytëzon momentet kur ia del që të jetë edhe dominues mbi kundërshtarin.

“Nuk mund të kënaqemi me rezultatin 0-0 me lojën që kemi zhvilluar, rastet që kemi krijuar, zotërimin prej 65% të topit e gjithçka tjetër. Duhet të kërkojmë gjithmonë maksimumin. Duhet të jemi më shumë ambiciozë dhe të mos kënaqemi kurrë me diçka që e arrijmë. Jo vetëm kaq, por nëse e kërkojmë maksimumin që në start, nëse arrijmë të shfrytëzojmë rastet tona për të shënuar, vazhdimi i ndeshjes bëhet edhe më i lehtë”, ka deklaruar Mavraj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skendetrajt, Bekim Jashari, ka thënë se…