Mavraj: Në Kombëtare nuk funksionon asgjë!

04 qershor 2018 | 14:47

Mbrojtësi i Kombëtares, Mergim Mavraj, ka thënë për “Supersport” se në skuadrën nuk është duke funksionuar asgjë.

“Është shumë vështirë me gjet një gjë, janë shumë gjëra që nuk funksionojnë. Me thënë të drejtën, asgjë nuk funksionoi. Nuk ecën as sistemi, as mënyra e lojës, as lojtarët si paraqiten, as vullneti as pasioni siç kemi qenë gjithmonë. Me pasion i kemi mbuluar disa gjëra, por të gjitha këto mungojnë. Ne nuk dorëzohemi. E kemi për detyrë ti përgjigjemi kësaj situate. Besoj se ia dalim të gjithë së bashku”, ka deklaruar Mavraj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri ka konfirmuar se do të largohet…