Maxhuni: Anëtarësimi në Europol dhe Interpol, sfidë për policinë

29 mars 2018 | 11:56

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, pas prezantimit të punës, aktiviteteve dhe objektivave të Policisë së Kosovës, ka shpalosur të dhëna konkrete të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në takimin e shtatë të nivelit të lartë të Sundimit të Ligjit, i cili u mbajt nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku Policia e Kosovës ka paraqitur objektivat e punës, Maxhuni ka treguar se deri tani janë hetuar 438 vepra penale kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Ai ka bërë me dije se është duke u punuar në luftën kundër terrorizmit, konfiskimit të narkotikëve dhe në shumë fusha që ndërlidhen me punën e Policisë së Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Në këtë takim u tha po ashtu se në fushën e luftimi të krimit ekonomik dhe korrupsionit janë organizuar 9 operacione policore, 28 plane operative, janë arrestuar 91 persona të dyshuar, janë ngritur 370 kallëzime penale dhe  janë shkatërruar 7 grupe te organizuara  kriminale.

Po ashtu, janë mbajtur 1 mijë ligjërata në shkolla, janë nënshkruar 75 marrëveshje me 18 shtete dhe 5 zyra ndërlidhëse.

Duke përmendur sfidat me të cilat përballet Policia e Kosovës, drejtori Maxhuni ka theksuar se sfidë mbetet anëtarësimi i Policisë së Kosovës në Interpol dhe Europol, mosha mesatare e policëve dhe mungesa e automjeteve dhe helikopterëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, pas…