May: Trumpi me tha që ta padis BE-në për Brexitin

15 korrik 13:18

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka bërë me dije se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka thënë asaj se duhet ta “padisë” Bashkimin Evropian në negociatat mbi largimin e Britanisë nga blloku.

Trumpi u ka thënë gazetarëve më 13 korrik, gjatë një konferencë të përbashkët me May se ai i ka dhënë sugjerime lideres britanike, të cilat sipas tij, May i janë dukur “brutale”.

E pyetur sot se çfarë sugjerimi i ka dhënë Trumpi, May ka thënë se “ai më tha se unë duhet ta padis BE-në. Mos shko në negociata, paditi ata”.

“Çfarë tha tjetër presidenti në konferencën për media ishte ‘Mos u largo. Mos u largo nga negociatat’”, ka theksuar May.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajdin Abazi PROBLEME THEMELORE TË PUNIMEVE STUDIMORE (9) (Autori është…