Mazepin: Nuk heq dorë nga nënshtetësia ruse, do të garoj sërish në Formula 1

20 shtator 2022 | 11:53

I përjashtuar nga Formula 1 pak kohë para se të nisnin garat e këtij sezoni, për shkak të nënshtetësisë ruse dhe faktit se Rusia pushtoi Ukrainën, piloti Nikita Mazepin e pa veten pa një veturë. Ish-piloti i Haas nuk garon prej muajsh, ndërkohë që edhe sponsorët e tij rusë u përjashtuan nga makina amerikane, duke nisur disa procese gjyqësore.

Kur kanë kaluar disa muaj nga ai vendim, piloti 23-vjeçar shprehet se nuk e ka pranuar kurrë atë vendim të FIA-s. Në një intervistë për mediet ruse, ai ka thënë: “Më kërkuan që të dal kundër luftës duke firmosur një dokument të FIA-s, por nuk e kam pranuar atë gjë. Dëshiroj që sportistët të jenë neutralë në të tilla gjëra, duke mos bërë politikë. Jemi sportistë e secili bën zgjedhjen e tij. Shwartzman, për shembull, vendosi të heqë dorë nga nënshtetësia ruse (garon me patentë izraelite), por ky ishte vendimi i tij personal. Ndërsa unë nuk do të heq dorë nga nënshtetësia ruse dhe e di që një ditë do të rikthehem në Formula 1”, u shpreh Mazepin, që është në gjyq me skuadrën Haas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër Para Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës do të…