Mazrekaj, afër Flamurtarit

06 shtator 2018 | 12:15

Futbollisti Mentor Mazrekaj është afër t’i bashkohet skuadrës së Flamurtarit në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

“Olle” raporton se ish-lojtari i Prishtinës ka zhvilluar një takim me trajnerin e Flamurtarit, Arsim Thaqin. Gjasat që ai ta veshë fanellën kuqezi janë të mëdha. Skuadra nga kryeqyteti është lidere pas xhiros së tretë në elitë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se…