Mazreku kërkon që ndërtuesit të obligohen t’i sigurojnë vend-punishtet

16 nëntor 2023 | 15:14

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku së bashku me bashkëpunëtorë, ka takuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj ku më të ka diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të komunës së Prizrenit dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit.

“Mazreku ka kërkuar nga kryetari Totaj që gjatë procedurës së lëshimit të lejeve ndërtimore, ndërtuesit t’i obligojë që të sigurojnë punishtet, pasi që deri më tash nuk është numri i vogël i punëtoreve, por edhe palëve të treta që kanë vdekur, apo edhe lënduar duke kaluar pranë punishteve në tërë vendin. Në anën tjetër kryetari Totaj ka mirëpritur ketë ide, ku në ditët në vijim pritet të ketë hapa konkret, pasi që e njëjta do të diskutohet edhe në Kuvendin Komunal të Prizrenit”, thuhet në komunikatën e BKS-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sa i…