Mazreku tregon se kur mund të lëvizim me Karton të Gjelbër (video)

01 korrik 2022 | 16:05

Drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, ka thënë se nuk janë larg gjetjes së zgjidhjes që qytetarët të mund të lëvizin me Karton të Gjelbër.

“Për 15 muaj kemi plotësuar të gjitha kushtet. Kemi konfirmimin nga Banka Qendrore e Kosovës që duhet fokusuar nga Bruksel që ta gjejmë një shtet mik  që veç e kemi gjetur,  ta marrim një aprovim”.

“Neve na përket përgatitja e anës teknike. Ndoshta nga 1 janari, nuk e them 100 për qind , por do të mund lëvizim lirshëm me Karton të Gjelbër”, ka thënë Mazreku për emisionin “Portofol” në “Klan Kosova FM”.

Mazreku ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i liruar nga polica e sigurimit bashkatdhetarët, duke thënë se ajo duhet të merret, por që vetëm pagesa më pasë rimbursohet.

“Mërgimtarët e kanë keqkuptuar se nuk duhet ndalur nëpër pikat kufitare. Ata nuk duhet të mendojnë se polica është hequr, është hequr vetëm pagesa. Pasi ata ta paguajnë policën në kufi, aplikojnë për rimbursim tek Ministria e Financave”, ka thënë Mazreku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se afati kalimtar…