Afati kalimtar në basketboll fillon më 1 gusht

01 korrik 2022 | 16:00

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se afati kalimtar për të gjithë lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a në të dyja konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë fillon nga 1 deri më 12 gusht.

Klubet për regjistrim të lojtarëve/eve vendorë/e janë të obliguara të plotësojnë formularin FA 2, që u është dërguar në email, kurse për lojtarët e huaj të cilët janë të obliguar të pajisen me LOC:

– Pasaporta e skanuar
– Të dhënat e sakta të klubit ku është paraqitur lojtari në ekipin e fundit
– Agjenvioni i lojtarit
– Të dhënat e agjentit si dhe numri i licencës
– Fletëpagesa e paguar në emër të kërkesës për LOC

Pas publikimit të listës për përfundimin e afatit kalimtar klubet janë të obliguara të pastrojnë MAP-in dhe të regjistrojnë lojtarët për edicionin 2022-2023 në platformën: regjistrohu.club

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të garës së shtëpisë që zhvillohet këtë fundjavë…