Mazreku vazhdon lobimin për anëtarësim në Byronë e Kartonit të Gjelbër

03 nëntor 2022 | 14:58

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku, së bashku me drejtorin Financiar të BKS-së z.Valon Berisha të enjten në Athinë kanë takuar Tassos Paginos, kryesues i Byrosë Greke të Sigurimeve, si dhe  Elina Papaspyropoulou drejtoreshë e Asosacionit të Sigurimeve në Greqi ku më ta kanë biseduar rreth përkrahjes së Greqisë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Pas takimit Mazreku ka vlerësuar lartë përkrahjen nga autoritetet Greke dhe gjithashtu ai ka paralajmëruar së shumë shpejt Byroja Kosovare e Sigurimit do ta gjej mundësinë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e kartonit të Gjelbër.

Para pakë ditësh gjatë shënimit të 11 vjetorit të BKS-së presidentja dhe drejtoresha e Byrosë së Kartonit të Gjelbër kanë konfirmuar se në aspektin teknik BKS-ja tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për interesin.

Përndryshe drejtori Mazreku është duke vazhduar takime të vazhdueshme me drejtues  të Byrove për të marrë nga ta përkrahje në arritjen e qëllimit, pra anëtarësimit të Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta beogradase “Alo”, si titull kryesor në ballinën e saj…