Mazreku vizitoi pikat kufitare në veri të vendit

16 nëntor 2020 | 20:03

Ushtruesi i detyres së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku ka vazhduar me vizitat nëpër pikat kufitare të Kosovës.

Ushtruesi i detyres së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku ka vizituar të hënën pikën kufitare në Berrnjak në veri të vendit, ku dhe eshte takuar me komandantin e stacionit Policor z.Millosh Dançetoviç.

Po ashtu,  gjatë ditës ushtruesi i detyres se Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku ka vizituar edhe pikën kufitare në Jarinjë.

Ndryshe që nga marrja e detyrës si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Mazreku ka vizituar pikat kufitare në të cilat Byroja Kosovare e Sigurimeve ka pikat e saj ku qytetarët kanë mundësu të marrin policat e sigurimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, i është…